“Transporti publik nuk do që të bëhet përgjegjës për valën e dytë të koronavirusit”

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 09:00 | Aktualitet
“Transporti publik nuk do që të bëhet përgjegjës

Eneo Sulejmanaj, nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, deklaroi në një lidhje direkte me “Dita jonë” në A2 se “me masat kufizuese që janë marrë, transporti publik qytetas e ka të vështirë që të funksionojë me 70% të kapacitetit”.

“Janë fatorinot ata që rrezikohen të parët nëse punohet me kaq kapacitet. Ky transport publik nuk do që të bëhet përgjegjës për një valë të dytë të koronavirusit dhe për këtë arsye propozon subvencionim më të madh dhe kufizim deri në 50% të kapacitetit”, u shpreh Sulejmanaj.

https://a2news.com/video/protesta-e-dyte-kerkesat-dhe-paqartesite-e-transportit-publik/

Sipas tij, “nëse transporti qytetas ka kapacitet të kufizuar, edhe ndërqytetasi do të ndikohet”.

“Gjithashtu, transporti informal ka qenë edhe para pandemisë, ndërsa tani ka lulëzuar. Këto janë masa thjesht që ulin fitimet, nuk shmangin përhapjen e pandemisë”, theksoi Sulejmanaj.

Ai shtoi se po pritet një përgjigje nga qeveria: “Ne presim që të ulemi në tryezë, por deri tani nuk kemi pasur sinjal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos