Reali “rrëmben” yllin e ri brazilian, kontratë deri në 2026-ën

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 20:45 | Futboll
Reali “rrëmben” yllin e ri brazilian, kontratë deri

Reali i Madridit ka zyrtarizuar transferimin e talentit të ri brazilian, 18-vjeçarit Reinieri nga Flamengo.

Los Blancos ka zyratarizuar këtë transferim me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është prezantuar blerja më e re për tifozët e shumtë të kësaj skuadre.

Reinieri ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 me madrilenët, ndërsa fillimisht do të bashkohet me skuadrën e dytë.

Mediat spanjolle shkruajnë se ky transferim i ka kushtuar Realit rreth 35 milionë euro edhe pse kjo shumë nuk është zyrtarizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos