Referendumi për shkarkimin e Bashës, Lisandër Hoxha nga Kamza: Po i rikthehet partia demokratëve dhe shqiptarëve

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 08:50 | Politikë
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Lisandër Hoxha nga Kamza: Po

Në degën e PD-së në Kamëz, fluksi ka qenë i madh që në orët e para të mëngjesit. Janë dy komisione verifikimi. Mbi 40 persona kanë votuar që në minutat e para të hapjes së votimit. Pritet të votojnë mbi 5 mijë persona.

Ish-nënkryetar i FRPD-së, Lisandër Hoxha, u shpreh për mikrofonin e A2 CNN se pritet pjesëmarrje e lartë në votime. Ai tha se me referendumin po i rikthehet partia demokratëve dhe shqiptarëve, ndërsa Kuvendin e thirrur nga kreu demokrat, e cilësoi shoqatë Basha-Bardhi.

“Ka dëshirë të madhe për pjesëmarrje në votime, po bëhen në zyrën e PD-së, presim pjesëmarrje të madhe dhe jemi të gëzuar që më në fund po i kthehet partia demokratëve dhe shqiptarëve. Në Pallatin e Kongreseve është shoqata Basha-Bardhi. Demokratët e vërtetë janë këtu dhe njerëzit po vijnë masivisht”.

Sipas tij, “pasi PD-ja të vendosë me votë do të kthehet pluralizmi dhe do të shikoni një Parti Demokrate tjetër që do ia numërojë ditët qeverisë. PD-ja është këtu, 99% e strukturës së PD-së është me ne”, ndërsa ftoi demokratët e Kamzës që të vijnë të votojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos