
Aldo Merkoçi, drejtues i Lëvizjes Mjaft, për rënien e kursit të euros gjatë ditëve të fundit në Shqipëri bëri një krahasim në A2 Busines me krizën ekonomike në Greqi.
Ai u shpreh se këtu mund të ketë dhënë një ndikim edhe kriza e fundit ekonomike në Europës, e cila mund të ketë bërë që emigrantët shqiptarë të shtojnë eurot e dërguara në Shqipëri.
“Të paktën i kemi zgjedhjet para qershorit pasi në atë kohë bashkohen edhe emigrantët dhe situata bëhet edhe më e rëndë.
Në Shqipëri është shumë e lehtë të paguash me euro. Ndryshe nga Maqedonia, kursi i këmbimit përcaktohet nga tregu dhe kjo na bën më të hapur, kryesisht nga pjesa informale e ekonomisë. E dyta, mendoj se një pjesë e remitancave dhe e investimeve të huaja janë të fokusuara kryesisht imobiliaret dhe nuk është ndonjë shifër e vogël. Një pjesë e remitancave janë kanalizuar aty. Dua të bëjë edhe një paralelizëm me krizën në Greqi. Bankat greke patën një tendencë për të depozituar euro te filialet e tyre në Shqipëri. Kriza e fundit që ndodhi në Europë mund të ketë trembur një pjesë të shqiptarëve që jetojnë në Europë dhe mund t’i kenë sjellë eurot këtu”, tha Merkoçi. (A2 Televizion)