Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa rrugë të qytetit, ku uji ka arritur në disa centimetra.
Situata më e rënduar paraqitet në lagjen “Xhabije”, aty ku ka pasur dhe probleme me qarkullimin e mjeteve dhe të kalimtarëve.
Ndërkohë, një situatë e ngjashme raportohet dhe në qytetin e Vlorës. Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë kanë rrëzuar disa pemë në zonën e njohur si “Nimfa” duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.
U desh ndërhyrja e policisë dhe punonjësve të bashkisë për largimin e këtyre pemëve dhe për të hapur rrugën.
Gjithashtu, prezencë të madhe uji ka dhe në disa rrugë kryesore të qytetit, ku situata më e rënduar paraqitet në kryqëzimin e njohur si Albano dhe Romina. (A2 Televizion)