
Rey Manaj bëhet protagonist absolut me Barcelonën B, në derbin e fituar 2-1 përballë rivalëve të përjetshëm të Espanyol.
Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të shkëlqyer, duke i dhënë fitoren ekipit “blaugrana”, që militon në ligën e tretë spanjolle.
Manaj realizoi me forcë dhe teknikë të admirueshme, duke kaluar çdo kundërshtar që gjente në rrugën e tij. Goli me të cilin i dha suksesin Barcelonës, ishte i dyti personal për sulmuesin e Kombëtares në këtë sezon. (A2 Televizion)