Sekretari i ministrisë së Jashtme greke takon Fredi Belerin në paraburgim

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 12:39 | Aktualitet
Sekretari i ministrisë së Jashtme greke takon Fredi Belerin në

 Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theocharis Lalakos ka zhvilluar një takim me Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës. Që në krye të herës, Lalakos e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e Belerit, nën akuzën për blerje votash.

Kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh në qeli për Fredi Belerin. Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, e cila pas takimit, refuzoi të jap detaje për mediat.

Fredi Beleri qëndron prej 6 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.

Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lënë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Diplomati grek u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/18/dendias-kerkon-lirimin-e-belerit-mund-te-ndikoje-ne-marredheniet-mes-dy-vendeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos