Senati amerikan diskuton për Ballkanin, DASH: Të zbardhet çështja Beleri, e ardhmja e rajonit prioritet

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 09:53 | Aktualitet
Senati amerikan diskuton për Ballkanin, DASH: Të zbardhet

Çështja Beleri shkon në senatin amerikan. Gjatë një seance dëgjimore mbi angazhimin amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, tha se kishin kërkuar nga ambasada amerikane në Tiranë të paraqesë një tablo të qartë të asaj që ka ndodhur.

Ai reagoi pas ndërhyrjes së senatorit demokrat Bob Mendez, i cili u shpreh i shqetësuar për arrestimin nga policia shqiptare, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Fredi Belerit, përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat u ngrit edhe çështja e trafikut të drogës nga senatori demokrat, Tim Caine. Chollet, ashtu si i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dëshmuan para Komisionit, lidhur me sfidat dhe mundësitë e rajonit.

Anëtarët e Komisionit dhe zyrtarët e lartë, ishin të një mendje se mes sfidave më të ngutshme janë çështjet e pazgjidhura mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas Chollet, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentit Joe Biden.

Por ai theksoi se nuk po shihnin një zbatim të madh të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nga asnjëra palë. Sakaq, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Escobar, dha para senatorëve garanci se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë një tjetër Republikë Serpska.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos