Gjirokastra në ditën e muzeve, një nga simbolet e historisë, kulturës e arkitekturës shqiptare

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 15:44 | Aktualitet
Gjirokastra në ditën e muzeve, një nga simbolet e historisë,

Në ditën ndërkombëtare të muzeve, Gjirokastra vjen si qyteti me vizitueshmërinë më të madhe ne vend. Këtë fakt e tregojnë edhe shifrat e vizitorëve që ka tërhequr Gjirokastra dhe muzetë e saj në 5 muajt e parë të këtij viti.

“Është një nga sitet më të rëndësishme kulturore dhe historike që vendi ynë ka. Në 5 mujorin e parë ka pasur 4 mijë vizitorë”, shprehet  drejtori DRTK, Gjirokastër Ardis Duka.

Përveç kalasë dhe muzeve të saj, një pjesë e mirë e vizitorëve i ka tërhequr edhe shtëpia muze e shkrimtarit Ismail Kadare, e cila po kthehet në një destinacion mjaft të pëlqyer nga turistët vendas dhe të huaj.

“Rivitalizimi i muzeut ka ndikuar për mirë, numri i vizitorëve ka ardhur në rritje dhe kjo është vënë re në muajt e dimrit që para 3 vjetësh kanë qenë numra të vakët. Turistët tani prekin nga afër dhe marrin informacion në mënyrë digjitale. Gjirokastra është qyteti i parë që turistët kërkojnë të vizitojnë. Ka edhe vizitorë të banesës së Kadaresë”, thotë përgjegjësi i muzeut Kadare Bruno Pjetri.

Përveç muzeve dhe siteve që janë të vizitueshëm, Gjirokastra numëron edhe dhjetëra objekte të tjera me vlera historike, kulturore dhe arkitekturore që kanë nevojë për investime që të bëhen të vizitueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos