Meta kërkon referendum: Amerika si shpirt, disa ndërkombëtarë palaço

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 13:18 | Politikë
Meta kërkon referendum: Amerika si shpirt, disa

Shkarkimi nga vetting-u i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, irritoi Presidentin Meta i cili u hodh në një lum akuzash ndaj ndërkombëtarëve, të cilët i quajti palaço që kanë dhunuar drejtësinë.

“Gjykatën Kushtetuese e pengoi Edi Rama, bashkë me disa palaço ndërkombëtarë, të cilët kujtojnë se mund të tallen me popullin e Shqipërisë”, tha Meta, “Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”.

https://a2news.com/2019/11/21/ambasada-e-shba-telefonate-palmer-meta/

“Hipokritët që po çojnë aktet në Venecia janë hipokritë, sepse duhet të kishin çuar emërimin e Arta Markut me 69 vota. Zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët. Amerika është në zemër, Europa është në zemër, nuk është as te Rruga e Elbasanit, as në Xibrakë”.

Sa i përket shkarkimit të Besnik Muçit, i cili u shkarkua nga detyra në shkallën e dytë të vetting-ut. “Ju e dini që vetting-u i Partisë u shpall para pak ditësh për zotin Muçi. Nuk jam i habitur se ai që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione që të bëhej pjesë e puçit për të penguar Marsida Xhaferllarin që u betua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta. “Nëse doni emra, nuk e keni harruar zotin Xhafaj, i cili publikisht i bëri shantazh Vitore Tushës, e cila jo vetëm kaloi vetting-un, por qëndroi në detyrë me sforco, për të mbajtur hapur dyert e Gjykatës Kushtetuese”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/21/ngerci-ne-kushtetuese-balla-konfirmon-se-do-ti-drejtohen-venecias/

A2 CNN Livestream

Latest Videos