Rezultatet janë ende paraprake, por disa gjëra mund të thuhen. Sipas pedagogut, Erlis Cela, jemi herët, por fillimisht duhet vlerësuar përdorimi elektronik në një njësi.
“Teknologjia tregoi se shqiptarët përshtaten shumë mirë, dhe mendoj se sa mirë do të ishte po të shtrihej në të gjithë Shqipërinë, sepse rezultatet aty nuk janë kontestuar. Ndërkohë, jemi larg projeksionit për zonat e tjera. Berati duket se ka një trend socialist, ndërkohë që surpriza duket në Gjirokastër, ku mandati i zotit Çuçi, koordinator aty, është në rrezik”, deklaroi ai.
Ndërkohë që Rigels Xhemollari, i Qëndresës Qytetare, duket i kënaqur me me pjesëmarrjen, jemi të kënaqur edhe me procesin ku pati problematika, por jo si vitet e tjera, dhe kjo na bën të ndihemi mirë.
Nuk mund të flasim për rezultate finale, po rrezikohen disa mandate të rëndësishme, si ai i Monika Kryemadhit, por edhe ato të Niko Peleshit në Korçë dhe Blendi Klosit në Berat”.
Ndërkohë, analisti Ilir Kalemaj evidenton atë që cilëson si dështimin e partive të reja. “Partitë e reja kanë dështuar, dikur merrnin pjesë mbi 70 parti, trendi është në rënie, ku tani kemi vetëm 46 parti. Unë i quaj këto si parti inati, që krijohen për një ndërprerje politike në partinë e mëparshme”. (A2 Televizion)