Rigjallërohen fluturimet, rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e shkuar

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 18:02 | Ekonomi
Rigjallërohen fluturimet, rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e shkuar

Transporti ajror ka nisur të rigjallërohet, madje duke arritur në nivele të përafërta me periudhën e para pandemisë Covid-19.

Të dhënat nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), tregojnë se vetëm në muajin maj u kryen 1,610 fluturime, duke u rritur me 7,3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të njëviti më parë.

Krahasuar me mesataren e muajve maj për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 3,6 përqind.

Sipas të dhënave nga Eurostat, rritje ka pësuar edhe numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në maj 2021 është 152,842 pasagjerë duke u rritur 21,9 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kontribut të rëndësishëm në rigjallërimin e transportit ajror kanë dhënë fluturimet për qëllime turistike. Nga të dhënat rezulton se fluturimet Charter zënë një peshë të rëndësishme të trafikut ajror këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos