Deklarimi i të ardhurave: Gati 82% dorëzuan formularin, 5 mijë lekë penalitet për të tjerët

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 16:29 | Ekonomi
Deklarimi i të ardhurave: Gati 82% dorëzuan formularin, 5 mijë

Gati 82 për qind personave, subjekt i deklarimit të të ardhurave kanë dorëzuar formularin me përfitimet financiare gjatë vitit 2020 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në përfundim të afatit të njoftuar, deklaratën e pasurisë e kanë plotësuar rreth 80 për qind e të dy punësuarve dhe 86 për qind e atyre me pagë bruto mbi 2 milionë lekë.

Përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Çelmeta shpjegon edhe mënyrën e vendosjes së penaliteteve ndaj rreth 11 000 personave që nuk kanë plotësuar deklaratën e pasurisë.

Nga mbrëmë në mesnatë ka skaduar zyrtarisht afati për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave. Afati i parë ishte data 30 Prill, por u shty deri më 30 qershor, për shkak të numrit të lartë të individëve që duhet ta plotësonin formularin përherë të parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos