Rikthehen shirat, ulen temperaturat

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 19:28 | Aktualitet
Rikthehen shirat, ulen temperaturat

Dita e diel ishte me erë të fortë dhe reshje të pakta në jug, por gjatë mbrëmjes dhe ditës së hënë dobësohet ndjeshëm parametri i erës, ndërsa zgjerohet zona e reshjeve edhe në ato qendrore dhe lindore.

Megjithatë, kjo situatë është kalimtare pasi vonë në mbrëmje dhe gjatë së martës, Shqipëria i rikthehet motit të kthjellët.

Temperaturat kanë shënuar mbi 20°C këtë fundjavë, ndërsa do të mbeten të larta edhe mëngjesin e së hënës, por mesdita sjell rënie të temperaturave në vend, më e ndjeshme rënia në zonat lindore, ndërsa në Perëndim, maksimumi mbetet 18-19°C në zonën Shkodër-Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos