Policia e Shtetit organizoi një konferencën me temë “Çështjet e Krimeve Transnacionale lidhur me trafikimin e narkotikëve dhe trafikimit e kondrabandimit të qënieve njerëzore", ku të pranishëm ishin zyrtarët më të lartë të kufirit, porteve detare dhe të disa agjencive ligjzbatuese partnere.
Të ftuarit kryesor në këtë takim ishin kolonel Gelber Hernando Cortes Rueda nga Policia Kombëtare Kolumbiane si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit Ardi Veliu, Drejtor i INL Juliet Craven dhe Agjenti Special i DSS.
Zyrtarët e lartë të Policisë nënvizuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zbatimin e ligjit dhe domosdoshmërinë e shtimit të aksioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar. (A2 Televizion)