Roth publikon foto nga takimi me Ramën: BE duhet të mbajë premtimet

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 22:50 | Politikë
Roth publikon foto nga takimi me Ramën: BE duhet të mbajë

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth ka postuar në rrjetet sociale foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Roth shprehet se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe për këtë arsye BE duhet të mbajë premtimet.

“Takim konstruktive me kryeministri Edi Rama. Shqipëria i ka plotësuar kushtet për Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe tani është koha që BE të mbajë fjalën. Por Shqipëria duhet të të vijojë me reformat në mënyrë të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar”, shkruan mes të tjerash Roth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos