Roth viziton Shkupin dhe Tiranën, “BE të mbajë premtimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 15:16 | Politikë
Roth viziton Shkupin dhe Tiranën, “BE të mbajë premtimet me

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa më pas do të vijë dhe në Tiranë. Njoftimin e bëri vetë zyrtari i qeverisë së kancelares, Angela Merkel.

“Është koha që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet dhe të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Roth në një status në rrjete sociale.

https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1397460243420954628

Ai shton se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është europiane”, dhe kërkoi nga Brukseli të veprohet tani me vendosmëri që të mos lindin dyshime për këtë proces.

Ndërkohë, Komisioni Europian ka dhënë rekomandimet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, por caktimi i datës është bllokuar nga Bullgaria. Qeveria në Sofje kërkon që më parë të adresohen çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut lidhur me kombësinë dhe gjuhën maqedonase. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/08/celja-e-negociatave-roth-gjermania-e-angazhuar-por-duhen-plotesuar-edhe-pak-kushte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos