Shkarkimi i Presidentit, Bushka: Raporti do të jetë voluminoz

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 14:44 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, Bushka: Raporti do të jetë voluminoz

Ka nisur puna e Komisionit Hetimor për hetimin e Presidentit Ilir Meta.

Klotilda Bushka, anëtare e komisionit, tha se ky komision ka në dispozicion të gjitha materialet për të vijuar me hartimin e një raporti. Bushka shtoi se ka një dosje voluminoze me të dhëna, që, sipas saj, tregojnë se Kreu i Shtetit nxiti dhunë dhe përplasje gjatë zgjedhjeve.

“Ne jemi në disponim të plotë të të gjitha akteve dhe shkresave që përbën provë në këtë proces hetimor. Me marrjen e procesverbalit të mbledhjes së djeshme, konsiderohet se ne disponojmë të gjithë materialin, për të vijuar me hartimin e një draft-raporti. Gjykojmë që të ketë një përmbledhje ekzekutive të raportit. Do të jetë voluminoz raporti, por do duhet edhe një panoramë e përmbledhur të atyre që do të ketë në raport. Renditja e fakteve duhet të jetë pjesë e raportit, është e rëndësishme të kemi një renditje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për t’i analizuar”, tha Bushka.

“Presidenti Meta prishi ekulibrin politik me deklarata e tij. Presidenti nxiti dhunën dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve. Kërkesa e kolegëve deputetë referon në pretendime për shkelje të rënda kushtetuese”, shtoi Bushka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos