Rrëshqitjet e dherave rrezikojnë 40 banesa në Kukës

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2021, 14:24 | Aktualitet
Rrëshqitjet e dherave rrezikojnë 40 banesa në Kukës

Në lindje të qytetit të Kukësit dhjetëra banorë të lagjes së re ndeshen me erozionin e tokës, që dita- ditës u ka ardhur në prag të shtëpisë. Rrëshqitjet kanë filluar pas ndërtimit të skarpatës së nënkalimit të "Urës 6 metroshe" që lidh "Rrugën e Kombit" me qytetin e Kukësit.

Banorët tregojnë frikën dhe panikun që po u kanoset çdo ditë. Ata shprehen se askush nga pushteti lokal nuk ka trokitur tek ata për këtë problematikë.

Problem mjaft shqetësues paraqitet situata edhe për kalimtarët e rrugës. Dherat dhe balta bie pa ndërprerje në rrugë, duke bllokuar një gjatësi prej afro 100 metrash të korsisë së djathtë.

Situata pritet të bëhet akoma edhe më e rrezikshme, duke patur parasysh shirat që pritet të bien. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos