Rritja e pagës së deputetëve dhe ministrave, vjen propozimi i socialistëve

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 13:28 | Politikë
Rritja e pagës së deputetëve dhe ministrave, vjen propozimi i

Socialistët do të propozojnë në Kuvend që hyrja në fuqi e rritjes së pagës së deputetëve dhe ministrave të hyjë në fuqi vitin tjetër.

Në seancën e sotme, deputeti i opozitës, Dashnor Sula, tha se i vjen turp për vendimin që po merret sot në Parlament, ku do të rriten edhe rrogat e deputetëve e ministrave, përveçse punonjësve të administratës.

“10 ditë pas zgjedhjeve, mbyllemi në një sallë dhe dyfishojmë rrogat tona. Turp më të madh në aspektin personal nuk ka. Të rrisim rrogën tonë me 1,6 milionë lekë brenda ditës, kjo na bën të jemi më të urryerit. Po flas këtu për ata deputetë që shkojnë nëpër zona, jo për ata që nuk i kanë parë ndonjëherë zonat e tyre. Nëse qëllimi juaj është që të bëni që të na shajnë në rrugë, televizion apo rrjete sociale, atëherë ia keni arritur”, tha Sula gjatë fjalës së tij në Parlament.

Ndërsa, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të miratojnë projektligjin për rritjen e pagave, që sipas saj do të sjellë përmirësime të dukshme në jetët e qytetarëve.

“Ky projektligj e bën administratën më konkurruese në raport me ekonominë shqiptare, duke ndjekur urojmë rritjen e pagave për pjesën më konkurruese në sektorin privat, por edhe duke dhënë nxitje në të gjithë ekonominë, duke nxitur konsumin dhe rritjen ekonomike”, tha ministrja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/25/deputetet-e-meritojne-pagen-e-propozuar-rama-kemi-bere-lajthitje-me-sistemin-e-drejtesise-dhe-nuk-mund-ta-zhbejme-dot/
https://a2news.com/2023/05/25/nuk-votojme-rritjen-e-pagave-berisha-duhet-te-niste-me-vendosjen-e-minimumit-jetik-prej-200-eurosh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos