Kalimi Stelvio, Itali, 2750 metra mbi nivelin e detit. Transfăgărășan, Rumani: Rruga e qiellit arrin deri në 2000 metra mbi nivelin e detit. Autostrada “James W. Dalton”, Alaskë, SHBA, rruga e fundit e Amerikës së Veriut. Trollstigen, Norvegji: “Shkalla e Djajve” ofron një panoramë fantastike të maleve. Ruta 40, Argjentinë: Rruga më e gjatë në Argjentinë, 954 km, dhe një nga më të gjatat në botë. Autostrada Karakoram, kalon mes Pakistanit dhe Kinës: Pjesë e Rrugës së Mëndafshtë, ofron një peizazh përrallor të Himalajeve. Rruga “Yungas”, Bolivi, e quajtur edhe “rruga e vdekjes”, u bë e famshme në mesin e viteve 1990 pasi në të vdisnin mbi 200 persona në vit. Autostrada 1 milionë dollarëshe, SHBA: Rruga 550 kalon nga male San Juan dhe të çon në jugperëndim të Kolorados. Autostrada Kahekili, SHBA, ofron mundësinë që të shijosh fshatin, pyllin tropikal dhe detin. Rruga e Atlantikut, Norvegji: Më pak se 8 km e gjatë, edhe pse përfundon shpejt, ia vlen të provohet.
Nëse keni menduar për të bërë një udhëtim të gjatë me makinë dhe keni shpirtin e aventurës, CNN ju sugjeron 10 rrugë të frikshme, por aq magjepsëse sa që të gjithë duan t’i përshkojnë. Por kujdes, nëse vendosni të kaloni aty, nuk duhet ta humbisni përqendrimin për asnjë sekondë nga timoni, edhe pse do ta keni të vështirë nga panorama fantastike që ju ofrojnë. (A2 Televizion)