“Ruaj distancën”, qindra babagjyshër zgjedhin gondolën për një shëtitje në Venecia

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 20:16 | Kapur në kamera
“Ruaj distancën”, qindra babagjyshër zgjedhin

Dhjetëra babagjyshër kanë ftuar qytetarët në një fundjavë ndryshe, duke kënduar e duke shpërndarë gëzim, mbi gondola, në kanalet e Venecias.

Qindra qytetarë e shijuan spektaklin nga dritaret e shtëpisë, ndonëse i ftohti nuk i pengoi banorët dhe turistët e huaj që të filmojnë paradën e babagjyshave.

Për shkak të masave të ashpra anti-covid dhe mundësisë që çdo italian do të duhet të tregojë testin negative edhe në qoftë se është vaksinuar, për të shijuar në këtë periudhë festën apo tregjet e krishtlindjeve, diskotekat apo stadiumit në në një vendim që do merret më datë 23 dhjetor, vendasit kanë zgjedhur një alternativë tjetër, atë të të shijuarit të atmosferës në varka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos