Rudina Hajdari: Këta janë në gjendje të vrasin njerëz për vota

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 16:23 | Politikë
Rudina Hajdari: Këta janë në gjendje të vrasin njerëz

Rudina Hajdari, kandidate në Elbasan në listën e Nismës Thurje, reagoi për vrasjen në Elbasan, duke thënë para mediave se bëhet fjalë për një ngjarje me prapaskena politike.

“Më vjen keq për këtë situatë, që po i shkakton ankth dhe pasiguri të gjithë qytetarëve të Elbasanit. Është ngjarje e frymëzuar nga prapaskena politike. Këta janë në gjendje të vrasin njerëz për vota dhe 2-3 mandate”, deklaroi Hajdari.

“Nuk bëhet kështu politika, duhet t’i japim fund këtyre gjërave. Fajin e ka politika që është e lidhur ngushtë me bandat kriminale”, shtoi kandidatja për deputete.

Policia arrestoi një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, këtë të mërkurë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në pranga ka përfunduar Arbër Papleka, i cili mësohet se është edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasan, por edhe ish-pjesëtar i forcave RENEA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos