Rusia bën thirrje për unitet, NATO: Kryengritja tregoi se Putin gaboi me nisjen e luftës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 16:40 | Bota
Rusia bën thirrje për unitet, NATO: Kryengritja tregoi se Putin gaboi

Rusia u përballmë një sfidë ndaj stabilitetit të saj dhe duhet të qëndrojë e bashkuar pas presidentit Vladimir Putin. Është kjo thirrja e kryeministrit Mikhail Mishustin, pas kryengritjes që zgjati pak, por që nxiti valë të mëdha shoku në Rusi, nga grupi mercenar i Wagner.

“Për Rusinë, ky është një moment i rëndësishëm në histori. E gjithë makineria ushtarake, ekonomike dhe e informacionit të perëndimit është e drejtuar kundër nesh. Gjëja kryesore është të garantojmë sovranitetin, pavarësinë dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Për këtë, është e rëndësishme të veprojmë së bashku dhe të jemi të unifikuar pas presidentit”, tha Mikhail Mishustin.

Teksa Moska përpiqet t’i rikthehet normalitet, duke hequr edhe masat e antiterrorizmit te vendosura në fundjave kryengritja e armatosur e mercenarëve të grupit të fuqishëm të Wagnerit, ka bërë që qeveri të ndryshme rreth botës, si miqësore ashtu edhe armiqësore ndaj Rusisë, të kërkojnë përgjigje mbi atë që do të ndodhë në vendin me arsenalin më të madh bërthamor të globit.

Sekretari i Shtetit Blinken tha se rebelimi kishte treguar krisje të mëdha në pushtetin e Putinit, ndërsa shefi Inatos Jens Stoltenberg i sheh zhvillimet si një provë të gabimit strategjik që kishte bërë Moska duke nisur luftën kundër Kievit.

“Ngjarjet e fundjavës janë një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Putin bëri me aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe luftën kundër Ukrainës.

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të be tha se sistemi politik i Rusisë po tregonte dobësitë dhe se pushteti ushtarak po krisej. Sakaq, aleatja kryesore e Rusisë, Kina shprehu mbështetjen ndaj përpjekjes së Mokës për të ruajtur stabilitetin kombëtar. Ngjarjet e fundjavës, çuan në pikiatë rublën ruse, e cila pësoi rënie prej 2.1 për qind kundrejt dollarit në tregjet e së hënës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos