Rutte: Jam shumë i shqetësuar për Bosnjën. Rama: Ballkani i Hapur ndihmon stabilitetin

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 13:37 | Politikë
Rutte: Jam shumë i shqetësuar për Bosnjën. Rama: Ballkani i

Kryeministri holandez përshëndeti nismën e Ballkanit të Hapur të ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. “Vendimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar lëvizjen e lirë mes shteteve është një rast për të provuar tregtinë e lirë, prandaj e kuptoj që duan ta bëjnë këtë”, tha ai në konferencën për mediat në Tiranë.

Rutte komentoi edhe krizën në Bosnjë-Hercegovinë, të përshkallëzuar në javët e fundit pas propozimit të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, për krijimin e një ushtrie serbe brenda federatës boshnjake. “Jam shumë i shqetësuar për Bosnjë-Hercegovinën. Po punojmë shumë për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar ndarjen e sistemit politik në atë vend. Në rajon na duhen shembuj të liderëve si Rama, i cili është i respektuar në të gjithë rajonin dhe është aktiv për t’u siguruar që rajoni të mbetet sa më i qëndrueshëm”, tha ai.

https://a2news.com/2021/11/10/tensionet-ne-bosnje-hercegovine-dodik-takon-erdoganin-nuk-ka-alternative-per-paqen/

Nga ana e tij, kryeministri Rama u shpreh se Bosnja meriton vëmendje maksimale. “Ato që shohim në rajon këto ditë, nuk janë shenja të mira, as në Bosnjë, as në Malin e Zi, as në Maqedoninë e Veriut dhe as në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Ato janë arsye për të shtuar forcat për të rritur bashkëpunimin. Prandaj Ballkani i Hapur është një mekanizëm që i shërben këtij qëllimi”, tha Rama. “Nuk besoj se jemi pranë shpërthimit të një konflikti, por besoj që këto janë simptoma të rrezikshme që duhen marrë me seriozitet”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/08/paralajmerimi-i-zyrtarit-europian-nese-bosnja-shperbehet-pasojat-do-te-ndihen-ne-te-gjithe-rajonin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos