Integrimi, Rama: Holanda është gati për konferencën e parë ndërqeveritare, por Bullgaria ka krijuar ngërç

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 13:10 | Politikë
Integrimi, Rama: Holanda është gati për konferencën e

Kryeminisri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, deklaroi se vende si Franca, Gjermania apo Holanda janë gati për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare dhe Shqipëria të nisë rrugën e gjatë të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian, por ngërçi është krijuar nga Bullgaria.

“E dimë që Holanda është gati për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”, tha Rama.

“E falënderoj kryeministrin holandez që është angazhuar për ta zgjidhur këtë çështje përpara se të mblidhet Këshilli Europian në dhjetor”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos