Sadio Mane, futbollisti afrikan më i mirë i vitit

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 08:25 | Futboll
Sadio Mane, futbollisti afrikan më i mirë i vitit

Sadio Mane është fituesi i Topit të Artë afrikan për vitin 2019.

Sulmuesi senegalez i Liverpool u vlerësua me çmimin e futbollistit më të mirë të kontinentit të tij duke mposhtur konkurrencën e shokut të skuadrës, Mohamed Salah dhe sulmuesit të Manchester City, Riyad Mahrez.

Mane kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme një 2019 ëndrrash, ndërsa fitoi Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve më "The Reds".

Salah mbetet në kuotën e tre “Topave të Artë” afrikanë, duke mos arritur të barazojë dy futbollistët Samuel Eto’o dhe Yaya Toure që mbajnë rekordin në Afrikë, me nga katër të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos