
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi sot emrat e anëtarëve në kuvendin e 18 dhjetorit.
“Edhe pse nuk ka qenë një standard apo traditë e PD-së të publikojë emrat e pjesëmarrësve në Kuvend, pikërisht për t’i shkuar transparencës deri në fund, kemi vendosur të bëjmë atë që premtuam, të publikojmë listën e plotë të anëtarëve të kuvendit”, deklaroi Bardhi.
Sipas tij, këtë gjë nuk e bëri referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Në vend të transparencës, u kyçën dyert për gazetarët. Kishte zero transparencë, siç ndodh në çdo celulë ilegale. Premtuan transparencë për publikimin e emrave të delegatëve dhe nuk e bënë. U premtua transparencë prej zotit Berisha, por gazetarët nuk u lejuan as të futeshin në stadium. Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo. Nuk u lejuan gazetarët sepse në stadium do të gjenit kandidatë të Jozefina Topallit apo njerëz të Tom Doshit të futur si delegatë”, u shpreh Bardhi. (A2 Televizion)