
“Gjendjen në PD nuk e tregon një person i vetëm. Pa 44 mijë anëtarë nuk ka PD. Ata shprehën vullnetin për mbylljen e një kapitulli. Çfarë thotë Basha ka të bëjë vetëm me atë si individ, me dinjitetin e tij. Ai flet sikur të jetë mish i huaj në PD, sikur gjithë këto vite e kanë mbajtur me zor në një parti që paska qenë trashëgimi komuniste, korrupsion, struktura paralele si ato në Kosovë”.
Më tej, Bumçi foli për protestën e paralajmëruar pasditen e sotme nga Sali Berisha. “Ne kemi filluar ringritjen e fuqishme të PD-së. Sot është thirrur një protestë. Në orën 16:00, rimblidhemi te PD-ja, më pas shkojmë para kryeministrisë. Ata që janë në punë le të na bashkëngjiten në 16:30 ose më pas. Ne do të jemi aty përballë kryeministrisë dhe këtë kanë pritur njerëzit. Tashmë ka një opozitë të vërtetë dhe ajo i ka thirrur qytetarët përballë kryeministrisë.
Kjo është një protestë kundër Edi Ramës. Për dy arsye, së pari për korrupsionin e paimagjinueshëm. Inceneratorët janë shembulli. E dyta, marrëdhënia Rama-Vuçiç në dëm të Kosovës dhe Shqiptarët. Vuçiç po nxit krizën në Bosnjë, po nxit lëvizje që çojnë në destabilitet Malin e Zi. Në këtë klimë, Rama i krijon Vuçiç fasadën e një lideri europian, ndërsa ai po nxit një frymë nacionaliste. Rama është promotor i kësaj fryme”, u shpreh Bumçi në A2 CNN. (A2 Televizion)