
Katër persona janë arrestuar nga policia në Divjakë pasi janë kapur me një sasi të vogël kokaine, ndërsa ndodheshin në një lokal.
Policia bën të ditur se pranga u janë vënë shtetasve: A. Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;
L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;
H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;
I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie).
Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë. (A2 Televizion)