Serbia do blejë raketa nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve amerikane për sanksione

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 11:27 | Ballkani
Serbia do blejë raketa nga Rusia, pavarësisht paralajmërimeve

“Zëri Amerikës” raporton se Serbia pritet të pajiset shumë shpejt me një sistem të sofistikuar raketash ruse, edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar për sanksione të mundshme ndaj një akti të tillë.

https://a2news.com/2019/11/04/haradinaj-serbia-te-ndaloje-armatosjen-nga-rusia-kercenim-ndaj-kosoves/

Agjencia ruse TASS, raporton se bëhet fjalë pikërisht për sistemin raketor Pancir që do të dërgohet në Serbi në muajt e ardhshëm, sipas kontratës së nënshkruar.

Rusia e ka ndihmuar shpesh herë Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajon dhe mbarë botën.

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë vizitës në Beograd, e ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla mund të rrezikojë vendosjen e sanksioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos