U tërhoqën nga Super Liga Europiane, tani duan revolucion në Premier League

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 16:59 | Futboll
U tërhoqën nga Super Liga Europiane, tani duan revolucion në

Dy skuadrave më të mëdha të Skocisë, Celtic dhe Rangers, u është kërkuar që të bashkohen me skuadrat angleze për të krijuar një kompeticion futbollistik të quajtur “British Super League”, raporton “The Sun”.

Kërkesa ka ardhur nga gjashtë skuadrat angleze që firmosën për krijimin e Super Ligës Europiane, Manchester City, Chelsea, Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham.

Shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, po “rishikon strategjinë” e këtij kompeticioni në të ardhmen dhe një nga propozimet më ambicioze është që dy ekipet e Gllasgout t’i bashkohen kampionatit anglez.

Ndryshe nga Super Liga, që u kritikua ashpër, duket se kjo lëvizje në futbollin britanik do të mbështetet nga FIFA, UEFA dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Burime për “The Sun” u shprehën: “Pavarësisht se çfarë do të ndodhte me Super Ligën, mendojmë se Premier League duhet të ndryshojë dhe të përmirësohet. Ka ardhur koha që ky kampionat të hapet për Celtic dhe Rangers. Do të ishte mirë për të gjithë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos