Gjysmëfinalja e Champions, Real - Chelsea rrezikon anulimin, spanjollët mund të dënohen

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 17:00 | Futboll
Gjysmëfinalja e Champions, Real - Chelsea rrezikon anulimin,

Real Madrid-Chelsea, gjysmëfinalja e Champions League mund të mos luhet. Ekziston një mundësi që galaktikët të dënohen, në mbledhjen që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë këtë të premte, për atë që shkaktoi krijimi i Superligës Evropiane nga presidenti Florentino Perez.

Kreu i UEFA Aleksandër Ceferin ka reaguar sërish dhe këtë herë nuk i kursen as talljet për gjendjen në të cilën përfundoi projekti i Perez dhe Andrea Anjelit.

“Më kanë dërguar një program të ndeshjeve të Superligës. Ishte shumë zbavitës sepse luanin çdo ditë Real Madrid dhe Juventus”,  kështu ka ironizuar presidenti i UEFA që ndër të tjera theksoi se nuk do të ketë më një raport personal me dy presidentët që themeluan Superligën e Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos