Shano: Të refuzohet Berisha dhe Meta, vetëm kështu largohet Rama

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 21:56 | Politikë
Shano: Të refuzohet Berisha dhe Meta, vetëm kështu largohet Rama

“Rama ikën vetëm duke larguar më parë Berishën dhe Metën”. Kështu u shpreh në “Intervistë me Merita Haklajn” në A2 CNN ekspert i çështjeve ekonomike, por edhe opinionist, Dritan Shano.

“Vota për të këputur zullumin duhet të jetë një votë refuzuese ndaj asaj që është më e lehta për të lëvizur. Duhet të refuzohet krahu që pretendon të thotë ‘unë jam shpresa juaj’.

Në rastin konkret është opozita që nuk duhet të ketë sukses në këto zgjedhje. Është pak më e gjatë si rrugë. Nëse pretendojmë që të largohet Rama dhe të vijë sërish Berisha dhe Meta. Ne vijojmë “roza-rozinën” e këtyre 32-vjetëve. Rama ikën vetëm duke larguar më parë Berishën dhe Metën. Këta njerëz duhet të shkëputen nga trupi i shqiptarit dhe duhet të fillohet nga ku është më e lehta. Unë nuk shoh rrugë tjetër”, u shpreh Dritan Shano. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/14/nuk-eshte-koha-per-te-egersuar-shqiptarin-ndaj-shqiptarit-shano-eshte-koha-per-inovacion/
https://a2news.com/2022/10/14/primaret-ne-pd-shano-del-kunder-po-tentohen-te-zhbehen-edhe-ne-shba-sjellin-produkt-fanatik/
https://a2news.com/2022/10/14/po-largohet-mendja-e-shqiperise-shano-ka-vetem-nje-zgjidhje-per-te-ndalur-emigrimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos