Xherdan Shaqiri ka shënuar sërish ndaj Serbisë.
Mesfushori shqiptar që luan me kombëtaren zvicerane ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen Serbi-Zvicër, që është një “finale” për një vend në fazën e 1/8-ve të Botërorit “Katar 2022”.
Shaqiri goditi me të majtën brenda zonës, duke mposhtur portierin Milinkovic-Savic. (A2 Televizion)