Shaqiri shënon, Zvicra mposht Serbinë dhe kalon në fazën tjetër

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 22:04 | Futboll
Shaqiri shënon, Zvicra mposht Serbinë dhe kalon në fazën

Zvicra ka mundur me rezultatin 3-2 Serbinë dhe kalon në raundin tjetër të Botërorit.

Shaqiri kaloi në avantazh zvicerianët, përpara se serbët të përmbysnin rezultatin me Mitrovic dhe Vlahovic.

Zvicra barazoi në fundin e pjesës së parë me Embolo, ndërsa Freuler shënoi golin e fitores në fillimin e pjesës së dytë.

Me këtë rezultat, Zvicra kalon si vendi i dytë i grupit, ndërsa Brazili e mbylli grupin në vendin e parë, pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Kamerunit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/02/shaqiri-ndeshkon-serish-serbine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos