Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë, gjenerali Jorgos Kambas, ka vizituar disa pika ushtarake në kufi me Shqipërinë.
Kambas i realizoi këto vizita ditën e shtunë, më 10 nëntor, kryesisht në repartet e Prefekturës së Follorinës, ndërsa mediat vendase shkruajnë se qëllimi i inspektimit të gjeneralit ishte testimi i gatishmërisë së ushtarëve dhe ngritja e moralit të tyre.
Gjatë vizitës së tij, ai vuri në dukje disiplinën e lartë të stafit dhe pati mundësinë të bisedojë me ta. Në të njëjtën kohë, gjenerali vlerësoi moralin e lartë të ushtarëve dhe uroi drejtuesit për shërbimin që ata ofrojnë në territorin Grek. (A2 Televizion)