All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Sheikët heqin dorë nga yjet në fushë, synojnë tituj me lëvizjen “Speciale”

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 17:17 | Futboll
Sheikët heqin dorë nga yjet në fushë, synojnë tituj me
All - Paragraf - 1

Paris Saint-Germain “përshpejton negociatat për Mourinho” dhe trajneri i Romës “është i interesuar të punojë me këtë skuadër”. Këto janë lajmet që vijnë nga Franca, sipas të cilave në fund të këtij sezoni, tekniku do të mbyllë aventurën me verdhekuqtë, për t’u transferuar në Paris.

Sheikët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me teknikun aktual, Galtier. Special One është kandidati i preferuar në listën e trajnerëve potencialë. Madje konfirmohet se përgjegjësi për merkaton, Luis Campos ka biseduar me agjentin e trajnerit, Jorge Mendes.

All - Paragraf - 3

Negociatat kanë qenë pozitive dhe mbi të gjitha Mourinho do ta pranonte me dëshirë kalimin te Paris Saint Germain. Falë fuqisë së jashtëzakonshme financiare, portugezi do të kishte mundësi që yjeve aktualë ti shtojë të tjerë emra të mëdhenj, për të ndërtuar një skuadër ëndrrash.

Edhe pse objektivi kryesor i sheikëve ishte Zinedine Zidane, negociatat komplekse bën që vëmendja të kthehej nga Mourinho. Sipas mediave vendase “trajneri është me një këmbë në Paris”.

Kontrata e tij me Romën përfundon në vitin 2024 dhe pak kohë më parë, Special One refuzoi ofertën e Chelsea, duke pohuar se më parë duhet të bisedojë me drejtuesit e klubit. Në Itali Mourinho përfiton pagë 7 milionë euro neto, shifër që në Paris do të ishte me siguri më e lartë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos