Leao mbetet në dyshim për gjysmëfinalen ndaj Interit

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 12:49 | Futboll
Leao mbetet në dyshim për gjysmëfinalen ndaj Interit

Me shumë gjasa, Rafael Leao nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Interit në Champions League.

Ylli i Milanit u dëmtua në duelin me Lazion dhe kërkoi zëvendësimin e menjëhershëm, ndërsa pas ekzaminimeve mësohet se portugezi ka një zgjatim të muskulit në kofshën e djathtë dhe rikuperimi i tij mund të zgjasë disa ditë.

Edhe pse klubi i Milanit në komunikatën zyrtare nuk tregoi nëse Leao do të jetë apo jo i gatshëm për gjysmëfinalen e parë, në mediat italiane janë të sigurt se futbollisti do të mungojë në supersfidën e San Siros.

Ndërkohë, vetë portugezi ka dashur të qetësojë tifozët kuqezi dhe më anë të një postimi në faqen e tij në Instagram theksoi se do të kthehet shumë shpejt.

Siç raportohet nga vetë klubi, gjendja e tij do të monitorohet dita-ditës dhe më pas do të vendoset nëse ai do të jetë në shërbim të Stefano Piolit.

Gjysmëfinalja e parë ndaj Interit në Champions League do të luhet, këtë të mërkurë, në orën 21:00. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/06/seria-a-milan-kthehet-ne-zonen-champions/

A2 CNN Livestream

Latest Videos