Nga muzika, në dyluftim brutal. Bad Bunny tregon pasojat e suksesit në WWE

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 12:16 | Futboll

Këngëtari i famshëm Bad Bunny, pas suksesit në industrinë e muzikës, ka shijuar fitoren e tij të parë në mundjen e lirë (wrestling).

Portorikani mposhti Damian Priest në një përballje kaotike në WWE Backlash, eventi special i organizuar në vendlindjen e tij, San Juan.

Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Martínez Ocasio, u prezantua para ndeshjes me këngën e tij “Chambea” dhe duke shtyrë një karrocë supermarketi, të mbushur me shkopinj, kosha plehrash dhe zinxhir biçiklete, pasi bëhej fjalë për një ndeshje ku lejohej goditja e kundërshtarit me çdo send të mundshëm.

Damian Priest dhe Bad Bunny, i cili arriti fitoren e tij të parë në WWE, u përleshën edhe në mes të publikut.

Pas dyluftimit, Bad Bunny postoi në rrjetet sociale fotot e dëmtimeve të dukshme në trupin e tij, që i la fitorja ndaj Damian Priest. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=1_hMh9B3Py0

A2 CNN Livestream

Latest Videos