
Një 21-vjeçar është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit pasi është plagosur nga tre persona.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, dhe viktima sipas forcave të rendit është shtetasi me inicialet E.C. Sipas dëshmive, tre personat, edhe ata në dukje të rinj në moshë, fshiheshin të gjithë nga disa kapele.
Forcat e rendit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale. (A2 Televizion)