Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimin e disa pronave që ishin regjistruar në emër të vëllezërve të Saimir Taullaut.
Gjyqtarja pranoi vetëm kërkesën për sekuestrimin e një makine në pronësi të Taullaut, Nissan Pathfinder.
Avokati i Taullaut, Detar Hysi, tha se nuk është njohur ende me vendimin dhe se pronat e klientit te tij janë të ligjshme. (A2 Televizion)
