Viti i shkuar ishte i mbarë për ekonominë tonë, por jo edhe për aq për ekonomitë e familjeve shqiptare. Nëse rritja gjatë 2021-shit ishte plot 8.5 për qind, shpenzimet e familjeve u rritën vetëm me 1.3 për qind, nivel ky madje më i ulët edhe se shtrenjtimi i çmimeve. Kjo do të thotë se shqiptarët shpenzuan më shumë, për të blerë më pak.

Sipas përllogaritjeve të Institutit të Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjes, vjet një familje shpenzoi mesatarisht 83 mijë e 475 lekë, pak më shumë se 1 mijë e 200 lekë më tepër se në 2020-n.

Po për çfarë kanë shpenzuar më shumë shqiptarët?
Blerja e ushqimeve sipas INSTAT përbën pjesën më të madhe të shpenzimeve të familjeve shqiptare, ndjekur nga qiraja, uji dritat, mobilimi, pajisjet shtëpiake apo transporti.

Si pasojë e pagave të ulëta, shqiptarët shpenzojnë mbi 41 për qind të të ardhurave për ushqim dhe pije jo-alkoolike, tregues ky 2.6 herë më i lartë se në vendet e Bashkimit Europian. (A2 Televizion)