
Një 15-vjeçar është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar jashtë ambienteve të një shkolle në Pogradec këtë të martë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur jashtë gjimnazit “Gjergj Pekmezi”.
“Më datë 08.03.2022, në mesditë, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një 15-vjeçar, i cili dyshohet se është konfliktuar në lagjen nr. 1, Pogradec, jashtë ambienteve të shkollës me një bashkëmoshatarin e tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)