Shikoni 64 mijë breshka të notojnë bashkë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 12:15 | Lifestyle

Një video fantastike është shpërndarë nga autoritetet australiane, ku duken 64 mijë breshka që notojnë bashkë në barrierën koralore në Kuinsland. Zona është një ndër strehat e fundit e krijesave në rrezik zhdukjeje për shkak të gjuetisë dhe pakësimit të vendeve për të vendosur vezët në plazhe.

Shkencëtarët e Departamentit të Shkencës dhe Ambientit të Kuinslandit publikuan videon për të sensibilizuar mbi ruajtjen e këtyre kafshëve të veçanta. Breshkat e gjelbra, të quajtura kështu për shkak të ngjyrës së guaskës së tyre, gjenden kryesisht në ujëra tropikalë dhe subtropikalë. Ato migrojnë për distanca të gjata nga vendi ku lindin deri te burimet e ushqimit.

Filmimi i tyre me dronë bëri të mundur edhe identifikimin e saktë të numrit të breshkave. Kërkuesit fillimisht lyen me një bojë jo toksike guaskat e breshkave kur ato ishin në tokë dhe pritën deri sa të futeshin në ujë. Studimi do të ndihmojë në llogaritjet më të mira dhe vlerësimet për shtimin e popullsisë së breshkave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos