
Një shtetas nga Afganistani dhe një tjetër nga Kongo janë vënë në pranga nga policia në Shkodër, pasi akuzohen se merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli-Belgjikë dhe Gjermani dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, mjetet i shisnin në Shqipëri.
Mësohet se në operacionin e koduar “Prodhimi i fundit” kanë marrë pjesë D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me D.V.K.M. Shkodër, dhe Interpol Tirana.
Personat e arrestuar M. A.,25 vjeç, lindur në Afganistan dhe L. M., 28 vjeç, lindur në Kongo, të dy banues në Angli. (A2 Televizion)