
Arben Ristani komentoi në Absolut 4 dhe vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, vendimi i SHBA është një marrëdhënie me individin, por nuk ka detaje të tjera.
“Deklarimi i të qënit i padëshirueshëm nga SHBA është ndaj një individi dhe në këtë rast është Sali Berisha. Kjo është një marrëdhënie me individin. Ata mund të mendojnë se kanë të dhëna për korrupsion. Por në këtë moment askush nuk di më tepër. Ata nuk kanë detyrim të tregojnë më tepër. Nuk mund ta komentoj deklarimin e SHBA. Sigurisht që është një marrëdhënie me z.Berisha. PD e ka liderin historik, ka qenë në pushtet për 12 vjet me të. Nën drejtimin e tij ka arritje të mëdha në infrastrukturën e vendit, anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave. Sigurisht që ka të meta apo gabime. Të gjithë janë të keqardhur për atë që ndodhi. Z.Berisha ka nisur një rrugë për ta zgjidhur dhe shpresoj që ta zgjidhi”, tha Ristani. (A2 Televizion)