
Një automjet është djegur tërësisht pak pas mesnate në qytetin e Elbasanit.
Policia ka bërë të ditur se automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B. ishte i parkuar në rrugën pranë banesës, kur ka marrë flakë.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)