Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër, ku një banesë është shkrumbuar nga flakët e për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Banesa ndodhej përtej urës së Bunës në Shkodër. Bëhet e ditur se viktima është një person rreth 50 vjeç. Ndërkohë, zjarri është përhapur edhe në disa baraka, ku jetonin anëtarë të komunitetit rom.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)