
Forcat e rendit të Shkodrës kanë vënë në pranga 4 persona në kuadër të një operacioni antidrogë.
Duke u bazuar në informacione të mëparshme, patrulla e policisë ka ndaluar në dalje të Shkodrës, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, një mjet tip Benz i drejtuar nga 35-vjeçari H.A, banues në Fushë Krujë, i cili po i drejtohej Koplikut.
Pasi efektivët kërkuan dokumentacionet përkatëse si dhe autorizimin për lëvizjen, personi në bord tentoi të korruptonte policët duke i dhënë 2 mijë lekë për mos të vazhduar inspektimin e mjetit.
Dhe në fakt, të fshehura në mjet, u gjendën rreth 46 kilogram cananbis sativa, të cilave iu shtuan edhe 12 kilogram në shtëpinë e shoferit.
Dy personat në makinë, H.A. dhe 26-vjecari B.D. tentuan fillimisht të largohen por janë prangosur.
Në fshatin Golem, jo larg ngjarjes, janë arrestuar edhe dy persona të tjera, shtetasit R.Gj. dhe A.Z, që akuzohen si përkrahës. (A2 Televizion)